Shkup, 6 shkurt – Raporti i parë vjetor për zbatimin e Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor (2017-2022) është miratuar sot në seancën e Këshillit për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë që u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, të cilën e udhëhoqi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, përcjellë gazeta KOHA
Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, Raporti është prezantuar nga përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë dhe i njëjti tregon kontroll dhe shkallë të realizimit të arritjeve të deritanishme në reformën e sektorit të gjyqësorit të parapara me Planin aksional të Strategjisë. Raporti është në fokus të zgjidhjeve të sjella deri më tani dhe rritjen e arritur të efikasitetit të gjykatave dhe përmirësimin e gjyqësorit.
Në seancë ishte konstatuar, se Raporti i ndjek qëllimet strategjike të reformave në këtë sektor dhe i përfshin masat dhe aktivitetet të cilat do të realizohen në afatin e paraparë, me përfshirjen e të gjitha institucioneve në sistemin gjyqësor.
Para anëtarëve të Këshillit për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit, ishte prezantuar edhe Analiza e rrjetit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë.
“Në lidhje me Analizën e rrjetit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë ishte sjellë përfundimi se më hollësisht do të shqyrtohet edhe në një nga seancat e ardhshme, prej ku do të dalë nevoja për analiza të mëtutjeshme ose krijimin e politikave”, theksohet në kumtesë.(koha.mk)