Në seancën e fundit, Qeveria ka miratuar tekstin e projektligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr Park Kombëtar, të përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Qëllimi kryesor i kësaj zgjidhje ligjore është shpallja e një pjese të Malit Sharr një zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë – Parku Kombëtar, për të siguruar mbrojtjen e bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, diversitetit dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, veçorive hidrologjike, peizazheve dhe të tjerët si vlerat e mira me interes publik”, thonë nga Qeveria.
Ndryshe, tani projekt-ligji, ka kaluar në seancë parlamentare dhe për t’u shpallur përfundimisht Park Kombëtar – Mali Sharr, nevojitet të votohet edhe në Parlament ky projekt-ligj.