Mediet ditëve të fundit janë përplot lajme për princin e kurorës së Arabisë saudite, Muhamed bin Salman.
Njeriu, të cilin mediet perëndimore e kanë paraqitur si forcë progresive në vend të njohur për gjithçka pos veprimeve pozitive, para do kohe është gjendur mes të skandalit, pasi që në konsulatën saudite është vrarë gazetari saudit Xhamal Kashogi, njëri prej kritikëve më të zëshëm të princit “progresi”, transmeton gazetametro.net.
Pak njerëz jashtë Arabisë Sauditë kë dëgjuar fare për të para vitit 2015, por ai ka tërhequr vëmendjen e medieve perëndimore pas aplikimit të reformave të cilat, pos tjerash, ua kanë mundësuar grave të ngasin automjete dhe të vizitojnë ngjarjet sportive. Në të njëjtën kohë, ai ka lejuar burdgosjen e aktivisteve për të drejtat e grave, por kjo është diçka që i është kushtuar më pak vëmendje.
“I rëndë” tre miliardë dollarë
Mirëpo, pës implikimit në vrasjen brutale të gazetarit saudit, mediat i mahnit edhe me jetën e tij private, e cila për shumëçka e bën njërin prej personaliteteteve aktualisht më interesante në skenën botërore.
Princi Muhamed është i martuar me kushërirën e tij, princeshën Sara bint Mashur bin Abdulazis, ndërsa janë kurorëzuar në vitin 2008 dhe kanë katër fëmijë, dy djem e dy vajza. Martesa mes kushërinjve nuk është gjë e rrallë në familjet e pasura, e sidomos ato të fisnikërisë.
Pasuria e tij po ashtu është diçka që e mahnit publikun. Princi është tepër i pasur, është “i rëndë” mbi tre miliardë dollarë, që është tepër edhe sipas kutit të aristokracisë saudite.
Pallate, jahta dhe vepra të shtrenjta artistike
Është pronar i njërës prej shtëpive më të shtrenjta në botë, për pallatin e madh në vitin 2015 ka dhënë kesh 300 milionë dollarë. Dhe kjo, meqë ra fjala, është vetëm njëri prej investimeve të tij. në medie ka pasur informata se ka blerë jahtë për 500 milionë dollarë.
“Sa u përket shpenezimeve të mija personale – i pasur jam, nuk jam i varfër. Nuk jam as Gandi, as Mandela”, ka thënë ai sivjet më herët.
Blerja e pallateve franceze dhe jeta në begati nuk është fare e parëndomtë për trashëgimtarët jo rëndom të shumtë të mbretit Salman, të cilët e shijojnë jetën larg nga mbretëria e tyre, në rivierën franceze dhe pushimoret luksoze në Spanjë. Vetë mbreti Salman supozohet se është “i rëndë” 17 miliadrë dollarë dhe pronar i një vile në juglindje të Francës, ku i zemëron banorët lokalë me mbylljen e plazheve gjatë pushimit të tij vjetor./gazetametro.net