Shkup, 12 nëntor – Në ora 16 e 32 gjykata ka kërkuar asistencë nga MPB për gjetjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ju informojmë se Gjykata themelore Shkup 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e personit për të cilin pyesni dhe më 12.11.2018 në ora 16:30 e ka parashtruar deri te SPB Shkup që të kërkojë lëshimin e urdhër arrestit. Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë po vepron në bazë të urdhërit, thonë nga MPB.
Nga burimet e policisë thuhet se kërkesa, e cila ka edhe fletëarrest për ish kryeministrin, në realitet do të thotë kërkim të Gruevskit dhe dërgim të tij në burgun hetimor në Shkup. (koha.mk)