Shkup, 25 janar – Nga zjarri në një fabrikë për këpucë në Kumanovë dje një punëtorë ka marrë plagë, ndërsa për shkak karakterit të lëndimeve nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është ridërguar në klinikat e Shkupit.
Nga policia sot informuan se nga zjarri, që në orën 11:50 ka shpërthyer në kazanin ndihmës për ngrohje qendrore në fabrikë, është lënduar M.V (57) nga Kumanova.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshmen të Kumanovës.