Shkup, 6 qershor – Seanca e sotme gjyqësore për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 është ndërprerë pasi u asfiksua një nga të akuzuarit Aleksandër Janevski-Toshta, i cili ra në sallën e gjykatës.
Prokurori Darko Jakimovski, në fillim të debatit tha se janë vërtetuar elemente të reja me dhënien e dëshmive të reja në seancën e kaluar dhe për këtë shkak propozohet ndryshim i aktakuzës. Sipas aktakuzës së ndryshuar, shtatë persona akuzohen për tentim për vrasje të Selës, dy për dhunë, ndërsa për një person Sasho Senkov akuza tërhiqet.
Prokuroria nga incizimi i ri ka konfirmuar pasqyrë krejtësisht të re për veprimet e Senkov në lidhje me Selën. Nuk ka dëshmi të tjera se ai ka ndërmarrë çfarëdo lloj veprimesh kundër deputetëve. Sjellja e tij në incizim ka treguar se ai ka ndërmarrë veprimtari mbrojtëse kundrejt të dëmtuarit.
Prokurori adekuat vlerësoi edhe se edhe për dy të akuzuarit, Cejo Georgieski dhe Stojan Pavlevski, gjendja gjithashtu nuk ka ndryshuar dhe në veprimet e tyre nuk janë përmbajtur elementet e veprës penale për çka është dorëzuar ndryshim i aktakuzës për këto persona dhe ata do të dënohen për dhunë, ndërsa jo për tentim për vrasje.
Procedura kundër të akuzuarve të tjerë Kire Georgievski, Oliver Oshakovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandër
Këshilli Gjyqësor menjëherë solli vendim të ndalohet procedura kundër Sashko Senkov.
Për ndryshimet në aktakuzë reagoi Janevski-Toshta, i cili u ngrit dhe pyeti se kush dhe pse e monton për vrasje. Pas paralajmërimit nga gjykatësi që të qetësohet, Janevski u asfiksua dhe ra në sallën e gjykatës, ndërsa seanca ishte ndërprerë.