Në ambulancën në komunën e Shuto Orizarit të Shkupit prej sot filloi të punojë ordinanca gjinekologjike, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në ambulancë do të punojë dr. Vjollca Mbiara, specialiste-gjinekologe me përvojë pune shumëvjeçare, mes të tjerash, edhe në spitalin amerikan në Shqipëri.
“Përfundimisht në ambulancën në Shuto Orizarë do të punojë edhe gjinekologu, duke zgjidhur kështu një problem afatgjatë dhe duke siguruar mbrojtje të vazhdueshme gjinekologjike shëndetësore për gratë nga kjo komunë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.