Kumanovë, 29 janar – Djaloshi 11 vjeçar nga Kumanova është gjetur prejse të hënën ishte paraqitur se është larguar nga shtëpia, kumtuan sot nga MPB.
Djaloshi është gjetur dje në orët e pasdites në terrenet sportive në lagjen “Goce Dellçev”.
“Më 28.01.2020 rreth orës 17:00 në terrenet sportive të lagjes “Goce Dellçev” në Kumanovë/ është gjetur i mituri për të cilin më 27.01.2020 në orën 19:50 babai i tij A.A.(40) nga Kumanova ka paraqitur se ka ikur nga shtëpia”, informojnë nga MPB.
Babai i djaloshit dje ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.