Shkup, 24 janar – Pas informatave paraprakisht të marra, policia në rajonin e fshatit Bllacë, në afërsi të kufirit me Kosovën, ka gjetur armë dhe municion të llojllojshëm nga viti 2001, informoi sot MPB-ja.
“Punonjësit policorë nga Sektori për polici kriminalistike, Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz dhe SPB Shkup kanë gjetur dy zolja, një RPG7, tre granata për RPG7, aparat për shenjestër, dy mbushje të barutit për RPG7 dhe nëntë copë municion 7,62×54 R, të cilat ishin të groposura në tokë”, kumtoi sot MPB.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.