Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, është deklaruar pas fitores dramtika të Kosovës prej 3-2 ndaj Bullgarisë.
“Karakteri i fortë bën që të ndërrojmë ndeshjen nga humbja në fitore. Sot treguam atë, ky gëzim ka qenë më i madhi ndoshta në jetën time deri tani”, u shpreh Amiri.
“Kemi treguar që jemi ekip i fortë për çdo kundërshtar, kjo është fitorja e parë në kualifikime në gara evropiane. Kemi përparuar që nga ndeshja në ndeshje dhe i thash para ndeshjes gjithë lojtarëve që duhet të besojmë në fitore, të besojmë se jemi më të mirë se ata dhe të mos i frikësohemi kundërshtarëve”, shtoi ai.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme, jo vetëm me Çekinë sepse kemi humbur katër pikë nga përballjet me Malin eZi e Bullgarinë”.
Pas kësaj fitore, Kosova ka shkuar në 5 pikë në Grupin A, me një më pak se Çekia dhe Anglia.