Shkup, 21 shkurt – Pas një procedure gjithëpërfshirëse dje është sjell urdhër për procedurë hetimore kundër organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit. Bëhet fjalë për pesë të dyshuar N.G, T.V, M.J, S.R, dhe N.B të cilët akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Në pres konferencën e sotme të përbashkët, Prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski dhe prokurorja Villma Ruskovska nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë informuar se organizatorët dhe kryerësit akuzohen për vepër të njëjtë penale sipas nenit 313 të Kodit penal, si vlerësim i Prokurorisë.
Ata kanë paralajmëruar se mund të ketë zgjerim të hetimeve nëse sigurohen edhe prova tjera përveç deklaratës të një akuzuari ose një dëshmitari.
Ata kanë thënë se në hetimin nuk janë përdorë masa të veçanta hetimore, por që hetimi është i fshehtë dhe nuk mund të prezantohen dëshmi.
Prokurorja Ruskovska nga ana tjetër ka apeluar të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pas amnistisë për deputetët procesi nuk do të jetë selektiv, ajo tha se në ligjin e amnistisë, “nuk është amnistuar vepër penale, por veprime individuale”.
“I akuzuari N.G, atëherë -kryetar i partisë politike bashkë me dy të dyshuar tjerë i ka ftuar përmes mediave qytetarët në protesta bashkë me të akuzuarit tjerë S.R, dhe M.J dhe për këtë qëllim kanë vënë në funksion gjithë strukturën partiake politike dhe mjetet materiale. Gjatë gjithë kohës ka rrjedhë koordinimi mes tyre dhe Komiteteve të qytetit, lokale dhe komunale dhe njësive zgjedhore me çka është dhënë kahe në të cilën është ftuar anëtarësia në protesta masive, poashtu edhe për ditën kritike për masivitet brenda Parlamentit”, ka shpjeguar Ruskovska.
E pyetur se kur do të sigurojë praninë e N.G, ajo tha se bëhet fjalë për procedurë hetimore dhe provat do të dërgohen në gjyq, ndërsa ajo ngrit kërkesë për ekstradim deri te ministria e Drejtësisë.
Madje, prokurorja Ruskovska pret që autoritetet kompetente qeveritare pozitivisht të përgjigjen në kërkesën e ekstradimit të të akuzuarit N.B.
Në pyetjen nëse do të ndodhte 27 prilli, nëse nuk hapeshin dyert e Parlamentit, Ruskovska ka thënë se nëse nuk hapeshin dyert nuk do të ndodhte ngjarja e përgjakur.
Ndërkohë, Prokurori shtetëror publik Joveski ka theksuar se bëhet fjalë për procedurë tejet të ndërlikuar. Për dokumentimin e disa dëshmive ka shtuar ai, “është dashur kohë para së gjithash në ekspertizën e disa telefonave dhe përmbajtjes së të dhënave”.
Për përzierje në ngjarjet e 27 prillit dje janë arrestuar ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski si dhe ish ministrat për Transport dhe Lidhje dhe Punë dhe Politikë Socale, Mile Janakievski dhe Spiro Ristoski. (koha.mk)