Fizikani i famshëm Leon Lederman, i njohur për zbulimin e grimcës së Zotit, ka vdekur të mërkurën. Ka qenë i sëmurë nga dementia, është detyruar ta shesë medalien e Nobelit. Prej saj ka fituar 762.000 dollarë.
Të mërkurën ka vdekur Leon Lederman (96), shkencëtari i famshëm amerikan i cili ka fituar Çmimin Nobel për fizikë. Por, në vitin 2015 ka qenë i detyruar ta shesë medalien e tij për 762.000 dollarë për të paguar faturat e shërimit, transmeton gazetametro.net.
Në botën e shkencës Lederman ka qenë i njohur për punën e tij në fushë të grimcave subatomike. Nobelin e ka fituar në vitin 1988 me dy shkencëtarë tjerë për zbulimin e neutrineve, grimcave subatomike pa ngarkesë elektrike dhe me masë pak më të madhe se protonet. Është i njohur për zbulimin e bozonit të Higgsit, të cilin e ka quajtur grimca e Zotit.