Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov deri mbrëmë vonë kanë negociuar dhe kanë arritur kornizë për kompromis për emrin. “Kishim takim produktiv, kemi kornizë që duhet të përpunohet dhe në të për momentin ekipe ligjore prej të dy ministrive në Athinë punojnë, planifikohet bisedë e rëndësishme në nivel kryeministrash, Zaev me Cipras nga mesi i kësaj jave, ku shpresojmë se do të vendoset për disa punë të rëndësishme nga obsionet që janë në lojë”, deklaroi Dimitrov. “Mendoj se këtë duhet t’ua lëmë kryeministrave. E pamë sa komunikimet rreth procesit ndikojnë ndaj tij, e kemi tashmë këtë përvojë t’i japim mundësi procesit”, deklaroi Dimitrov për MIA-n.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë sot pati mëngjes joformal me ministrat e punëve të jashtme të BE-së apo zëvendësit e tyre. Franca dhe Holanda kanë qenë më të rrepta në lidhje me fillimin e negociatave, siç pritej. Por, ministri vlerëson se “mrekullitë janë të mundshme”. “Është bukur ta dimë se kjo nuk është e thjeshtë…Konsolidimi i brendshëm në BE është komplementar e jo në kundërshtim me konsolidimin e Ballkanit, ndërsa nëse ndodh ky depërtim historik do të jetë mundësi edhe për mbarë Evropën të krijojë sukses. Nuk jemi në situatë të kemi luks të lëshojmë mundësi historike”, deklaroi Dimitrov.