Prishtinë, 14 shkurt – Asnjë aeroplan nuk fluturoi sot, e as nuk zbriti në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga ora 8 e mëngjesit, për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimit.
Të punësuarit në Shërbimin për Navigacion Ajror (ASHNA) po grevojnë tashmë dy ditë, me kërkesën për ndryshim të Ligjit për pagat, gjegjësisht për rritjen e të ardhurave të tyre, ndërsa paralajmërojnë se greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.
Ministri kosovar për Infrastrukturë Pal Lekaj shfaqi shqetësim për shkak të bllokadës së aeroportit, duke paralajmëruar se vazhdimi i saj do të ketë pasoja të rënda për Kosovën.
Aeroporti ndërkombëtar në Prishtinë do të jetë i hapur për komunikacion pas orës 12. (koha.mk)