Një person është arrestuar nga policia gjermane dhe i dyshuar për shpërthimin në Dortmund, ku ishte lënduar një futbollist i klubit Borusija Dortmund, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë Federale, Frauke Koler.
“Autoritetet janë në kërkim pas një personi tjetër i ndërlidhur me incidentin”, deklaroi Koler në konferencë për shtyp. Sipas saj, bëhet fjalë për sulm terrorist. “Motivet e vërteta për sulmin ende nuk janë të njohura”, theksoi Koler.