Ylli i Santos dhe Brazilit Yuri Alberto pranon se është një ëndërr e madhe të luajë në një klub të madh italian. Juventus, Milan dhe Inter janë përfolur për një interes për Alberton pasi ka dalë si prospekti i radhës në sulmin e Santos, ashtu si Neymar, Robinho apo Gabriel Barbosa, teksa klubi i tij pretendon se ka refuzuar 45 mln euro nga Real Madrid.
“Futbolli Italian? Është shumë taktik, diçka që më përshtatet jashtë mase,” shprehet 16-vjeçari për Premium Sport. “Është një nga kampionatet më të mirë në botë, ku shumë brazilianë kanë shkëlqyer në të shkuarën. Përveç saj, është një vend i mrekullueshëm për të jetuar. Është një ëndërr e madhe të luaj në një klub të madh dhe me eksperiencë në Serie A.”