Shkup, 7 mars – Enti Shtetëror për Revizion punon në emër të qytetarëve dhe ata që udhëheqin me pushtetin, duhet të mbajnë përgjegjësi për punën e tyre, sepse pikërisht ky Ent ka pavarësinë të hulumtojë dhe të konstatojë se dikush dëshiron të mbajë në fshehtësi keqpërdorimet financiare gjatë kryerjes se funksionit. Kështu u shpreh ndihmës ambasadori i Britanisë në Shkup, Pol Edvards, gjatë prezantimit të projektit “Përforcimi i llogaridhënies financiare dhe transparencë në Maqedoni”, bartës të të cilit janë ‘Fondacioni Westminister” dhe Qendra për Analiza Ekonomike (QAE), projekt i cili do të zgjasë 18 muaj dhe do të publikohen 6 raporte kuartale për punën e Entit Shtetëror për Revizion.
Ndihmësambasadori i Britanisë, Edvards, pas publikimit të raportit të kuartalit të parë për punën e ESHR-së, potencoi se trupat rregullatorë të pavarura kanë për detyrë dhe janë shumë të rëndësishëm për funksionimin e demokracisë në një shtet. “E di se ju duket jo relevenate të flitet për punën e ESHR- së kur themelet e demokracisë parlamentare janë sjell në pikëpyetje, kur kryetari i shtetit refuzon të ja jep mandatin një koalicioni që ka shumicën për formimin e Parlamentit dhe Qeverisë. Absolutisht nuk pajtohem me këtë vendim. Kjo nuk është një çështje jo relevante që të jetë çështje e dorës së dytë. Punët që do të bëhen përmes këtij projekti janë shumë të rëndësishme për demokracinë”, tha Edvards.
Sipas tij, publikimi i informatave kredibile janë tepër të rëndësishme dhe të nevojshme, prandaj dhe i japin përkrahje të plotë që ESHR të jetë më efektive në publikimin e raporteve. “ESHR-ja kryen punë të veçantë dhe të pavarur, pavarësisht protestave dhe politikave të ndërkombëtarëve që Ivanovi ta tërheq vendimin për dhënien e mandatit E di që në një fazë kjo krizë do të përfundon dhe këtë e themi gati dy vitet e fundit, por mos harroni se në bëjmë një punën të jashtëzakonshme për të ndihmuar Maqedoninë dhe Britania këtë nuk do ta harron”, tha Pol Edvards, ndihmës ambasador i Britanisë në Shkup. Marjan Nikollov nga Qendra për analiza ekonomike, u shpreh se ESHR-ja duhet të ketë bashkëpunim të domosdoshëm me Parlamentin e Maqedonisë, mediat dhe shoqërinë civile dhe vetëm kështu mund të arrihet llogaridhënie më e madhe financiare dhe transparencë në Republikën e Maqedonisë. Ndërkaq Demir Neziri, menaxher i programit në Vestminister Fondacionin për Demokraci në Shkup potencoi se ESHR e kryen mirë punën e saj sa i përket hulumtimeve se si institucionet shtetërore i harxhojnë paratë publike, por nuk dihet se sa institucionet për të cilët është përgatitur raporti i përcjellin rekomandimet që jep ESHR-ja. (koha.mk)