Ajo është garuese e konkurseve të shumta të bukurisë. Por njëkohësisht dhe modele. Kjo është bukuroshja nga Obiliqi, Erza Raqi. “Me modelizëm synoj që të arrijë sukses”. Për të njohur më shumë bukuroshen e shumë eventeve të bukurisë ju ftojmë të lexoni intervistën për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Na thuaj sekretin e formave fizike që ke?
Sekreti i formave të mia të bukura padyshim që është në radhë të parë nga krijuesi im, pastaj një dietë e shëndetshme me nutritentet e nevojshme për organizmin dhe sport kur jam e lirë.
KOHA: Po arma jote e fortë e modës?
Arma ime e fortë është se jam me karakter të fortë me këmbë në tokë dhe jo në ajër.
KOHA: Kanë qenë të vështira fillimet në karrierë?
Nuk e mendoj se kam pas shumë vështirësi e kam bërë me shumë vullnet dhe vazhdoj të kem të njëjtin ritëm…
KOHA: Po shijon suksesin apo famën?
Po të thosha që shijoj suksesin do dukesha egoiste, në fakt bëhem realiste dhe shijoj të dyja së bashku.
KOHA: Po në jetën e përditshme si vishesh?
Në të vërtetë jam shumë e thjeshtë si gjithë të tjerët.
KOHA: Impenjimet momentale?
Për momentin jam studente.
KOHA: Thashethemet që thuhen për ty a të lëndojnë?
Thashethemet nuk më prekin por më bëjnë më të fortë, biznes janë dhe ato (qesh).
KOHA: Po sekreti i një modele të suksesshme?
Një modele e suksesshme e bën deri diku edhe fati por edhe vendosshmëria e modelit, një menaxher që din të koordinojë punët, shkrepje fotografish, buzëqeshje e boom, ja ku është fama.
KOHA: Martesa apo bashkëjetesa?
Jam për fejesë, pastaj si dihet fatit…
KOHA: Cilët janë idhujt në fushën e modës?
Emina Çunmulaj dhe David Beckham.
KOHA: Ka ndonjë mashkull në jetën tënde?
Jam single dhe e lumtur, jeta ime private është me familjen dhe shoqërinë e ngushtë.