Një nga personazhet më të diskutuar nga edicionet e shumta të Big Brother Albania është padiskutim Ervin Sinjari, djaloshi nga Shqipëria që jetën e tij e ka zhvilluar mes Britanisë së Madhe dhe Tajlandës. Një aventurist që jetën e tij e ka kthyer në një qetësi absolute pas lindjes së vajzës. Ai tashmë është një familjar që i përkushtohet shumë familjes, ndërsa vjen në një bisedë shkurt për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon prioritetet e tij
KOHA: Si shkoi dita sot dhe pse ia vlejti ta jetoje atë? A ia vlejti?
Patjetër që po, edhe atë në maksimum e shijoj ditën pikërisht me princeshën e vogël që e ka babi si shpirt.
KOHA: Cilat janë risitë që do shoqërojnë këtë vit a do të shohim në ndonjë emision?
Kanë ndryshuar shumë gjëra, sepse jam bërë baba dhe kanë ndryshuar shumë gjëra edhe pse pak më vonë, por nuk do të ndaloj me kaq.
KOHA: Cila është gjëja më e mirë që ke bërë në jetë?
Kemi bërë shumë gjëra të mira e të bukura, por tash kam princeshën e vogël si gjënë më të bukur në botë.
KOHA: Po ajo që duhet ta kishe menduar më gjatë dhe për të cilën je penduar?
Nuk jam penduar për asgjë edhe pse kam pritur shumë gjatë, por kur krijon familjen për të ardhmen në dorë të Zotit.
KOHA: Çfarë keni të përbashkët ti dhe televizioni, që nuk qëndroni dot larg njëri-tjetrit?
Është televizori që nuk rri dot larg nga mua (qesh). Por unë gjithë energjinë më jep dhe më merr vajza ime e vogël.
KOHA: Çfarë po përpiqesh të ndryshosh më shumë te vetja e nuk po ia arrin dot?
Kështu kam qenë gjithmonë dhe nuk kam ndryshuar asnjëherë…
KOHA: Ti je shumë aktiv në mediat sociale… Nuk lodhesh ndonjëherë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz që i njeh e s’i njeh?
Një kohë kam qenë shumë aktiv kanë qenë dhe njerëzit që më frymonin që bëheshim miq por një kohë i kam injoruar…
ÇFARË MENDON ERVINI KUR…
…thonë se Ervini ka thyer shumë tabu?
Kam thyer shumë rekorde…
…thonë se Ervinit i pëlqen shumë vetja?
Nuk më pëlqen vetja fare….
…thonë se Ervini nuk ka fare komplekse?
Kur je në moshë të re nuk i vë re por me kalimin e viteve ndryshojnë gjërat.