Meksiko Siti, 9 janar – Qendra kombëtare meksikane për parandalim të katastrofave natyrore “Cenapred” informon për erupsionin e vullkanit më të madh Popokatepetel.
Shtylla nga hiri që është ngritur ka arritur lartësi prej tre kilometrave, njoftojnë agjencitë.
“Në orën 6:33 minuta është regjistruar një shpërthim me përmbajtje mesatare të hirit. Muri nga tymi dhe hiri në ajër ka arritur lartësi prej tre kilometrave në drejtim të verilindjes. Është shpallur nivel i verdhë i rrezikut ose faza e dytë”.
“Cenapred” përmes një kumtese në Tuiter rekomandoi që njerëzit të mos i afrohen vullkanit. Autoritetet ndaluan afrimin deri tek krateri i vullkanit në më pak se 12 kilometra.
“Niveli i verdhë” për rrezik nuk përfshin evakuim ose ndërprerje të aktiviteteve në rajonin e vullkanit.
Popokatepetel, emri i të cilit në përkthim nga gjuha e aztekëve do të thotë “mal që tymos” gjendet në 50 kilometra nga Meksiko Siti.(koha.mk)