Tokio, 7 gusht – Agjencia meteorologjike japoneze kumtoi se është aktivizuar vullkani Asama, që gjendet në pjesën qendrore të vendit dhe i paralajmëroi qytetarët të mos afrohen tek vendi.
Pas erupsionit, është dhënë paralajmërim nga niveli i tretë nga gjithsej pesë nivelet. Qytetarët janë paralajmëruar që të mos afrohen deri tek vullkani.
Asama gjendet në 2.568 metra lartësi mbidetare në ishullin Honshu, rreth 140 kilometra në veriperëndim të Tokios.
Nuk ka informacione për shkaktim të dëmit në zonën dobët të banuar.(koha.mk)