Ertan Demiri, menaxher i Trepça ‘89

Ish-lojtari i Maqedonisë dhe shumë skuadrave në arenën ndërkombëtare, Ertan Demiri, është emëruar menaxher i kampionit të Kosovës, Trepça ’89. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka. “Po, Ertanin e kemi emëruar menaxher të skuadrës”, tha i pari i kampionëve për Gazetën Olle.

Demiri është ish-futbollist i mirënjohur në Maqedoni. Ertani ka luajtur me skuadra si Sloga (tani FC Shkupi), Vardari, Rabotnicki, Loreken, MEtalurg, Al Taawon, Teteks, Shkëndija e Tetovës dhe së fundi, Partizanin e Tiranës. Me ekipin e parë të Maqedonisë ka një ndeshje të luajtur.