Athinë, 22 dhjetor – Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin e Maqedonisë, Metju Nimic, ka për qëllim që në dhjetë ditët e ardhshme t’i vizitojë Athinën dhe Shkupin, që me to të shqyrtojë këtë çështje, njoftoi televizioni grek ERT.
Media vëren se diplomati është optimist dhe konsideron se problemi për emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet në gjashtë muajt e ardhshëm.
Nimic thekson se propozimet që javën e kaluar i ka dërguar dhe prezantuar në Nju-Jork në fillimin e negociatave janë përgjithësisht të pranueshme për të dy vendet, dhe se ka dhënë bindje se ata e garantojnë “identitetin nacional” të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM).
Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Hojt Brajan Ji për agjencinë Blumberg deklaroi se të dy vendet kanë shans reale, me siguri, më të mirin deri tani, që ta zgjidhin kontestin e tyre për emrin e Maqedonisë.
“Në Athinë dhe Shkup ka vullnet politik dhe besoj se zgjidhja është e arritshme”, theksoi Ji.