Ermonela Jaho na bën sërish krenarë, nominohet si këngëtarja më e mirë e vitit nga OPUS CLASSIC 2021

9

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho është nominuar si këngëtarja e vitit nga OPUS CLASSIC 2021 në Gjermani.

Në një postim në Facebook, Jaho shkruan se ka marrë nominime, si këngëtarja e vitit dhe për albumin ‘Anima Rara’.

“Faleminderit OPUS CLASSIC për përzgjedhjen e CD-së Anima Rara me dy nominime:

1) Këngëtarja e vitit

2) Album vokal solo. Anima Rara.” shkruan Jaho.

https://www.facebook.com/Ermonela.Jaho.Soprano/posts/342938637188594