Komisioni i Kuvendit për çështje të përzgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme ka konfirmuar propozimin e Lëvizjes BESA, që Ermira Asani Salija të jetë anëtare e re e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje deri tek Komisioni ka dorëzuar Propozimin e Lëvizjes BESA për anëtarë të KSZH-së të jetë Ermira Asani Salija, juriste e diplomuar nga Gostivari dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të partisë.
Ermira vjen në vendin e Bedredin Ibrahimit nga PDSH, sepse BESA është partia e katërt sipas numrit të deputetëve në Kuvend. Përzgjedhja e anëtarit të KSHZ-së do të jetë në rend dite në seancën e sotme plenare.