Në Turqi është mbajtur seminari prestigjioz i basketbollit, i cili zgjati plotë tre ditë. Në këtë seminar morën pjesë plotë 1400 trajnerë kryesisht të rinj, ndërsa u përcoll nga një numër i madh i trajnerëve me prespektive.
Pjesë e këtij seminari ishte edhe trajneri i ri nga Shkupi, Erkam Ismaili. Plotë pesë panelistë ligjëruan në këtë seminar, Kostas Chatzichristos (Shef i Performancës së Kombëtares së Greqisë tek meshkujt), Ahmet Çaki (Anëtar i Bordit Arsimor të Federatës së Turqisë), Erdem Xhan (Ish-ndihmës trajner në NBA dhe tash trajneri i Türk Telekom në Ankara), Erhan Ernak (trajneri i Bahçeşehir Koleji në Stamboll), Dushko Savanoviç (Ish-lojtar i reprezentacionit të Serbis për meshkuj) dhe Dushan Alimpijeviq (trajneri i Frutti Extra Bursaspor).
24 vjeçari nga Shkupi, Erkam Ismaili javë më parë ka diplomuar në degën, trajner i basketbollit pikërisht në shtetin e Turqisë në një prej institucioneve arsimore atje dhe brenda muajit, do ta marrë licencën B nga 5 licenca të mundshme, që ka Federata e Basketbollit të Turqisë.
Sigurisht që kjo është një arritje e konsiderueshme për trajnerin e ri shqiptar, që qysh në moshë të re të pajiset me një licencë të tillë e cila ka peshë të madhe.