Shkup, 21 janar – Isha dëshmitar i ngjarjeve në samitin 2018 në Bukuresht, Jam i kënaqur që Maqedonia e cila ishte paralizuar çerek shekulli përfundimisht arriti të dalë nga ky labirint, Arritët ta tejkaloni zhgënjimin dhe të gjeni zgjidhje të pranueshme të përbashkët dhe të hapni kapitull të ri në historinë e vendit tuaj. Në Ballkan kjo më shumë është përjashtim sesa rregull. Theksoi mes tjerash ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë Karl Erjavec në fjalimin në panel diskutimin në Komisionin për mbrojtje dhe siguri në Parlamentin e Maqedonisë, njofton Koha.
“Ky shtet vetëm për dy vjet përparoi shumë shpejt duke u bërë shembull për të gjithë rajonin. Falënderoj për guximin tuaj jo vetëm liderëve tuaj politik, por edhe të të gjithë popullit të Maqedonisë, i cili në referendum me shumicë të madhe vendosi të jetojë të ardhme euroatlantike, ta hiqni ngarkesën nga e kaluara dhe të ktheheni faqe të re në historinë e vendit tuaj. Sllovenia vazhdon të jetë mik i madh i Maqedonisë. ndërsa anëtarësimi në NATO ka potencial të madh që ta përforcojë bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme”, tha ministri Erjavec duke shfaqur kënaqësi që Ambasada e Sllovenisë do të jetë Ambasada e fundit e kontaktit për Maqedoninë para anëtarësimit fuqiplotë në Aleancë.
Me anëtarësimin në NATO, Sllovenia, e cila në mars do ta shënojë 15 vjet nga pranimi, firoi shumë, tha ai, u bë pjesë e kornizës së sigurisë të vendeve më demokratike dhe më të zhvilluara, e ka përforcuar pozicionin e vendit në mjedisin ndërkombëtar dhe siguroi mjedis ekonomik më stabil.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e theksoi rolin e këtij komisioni kuvendor, e cila tha se, sipas rregullës, e jo me përjashtim merr vendime me koncensus kur janë në pikëpyetje vendime të lidhura me anëtarësimin tonë në NATO, për dërgimin e misioneve paqësore në Kabul.
Ajo theksoi se efektet e anëtarësimit tonë të shpejtë në NATO do të ndjehen në ekonomi dhe në biznes, dhe se kjo për shtet të vogla do të thotë gjithçka apo asgjë.
Sipas ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov këto ditë e kalojmë hapat e fundit drejt realizimit të një ambicie të cilën e ndajmë të gjithë në Kuvend, të konfirmuar me deklaratat për anëtarësim në NATO dhe në BE në vitin 1993 dhe në vitin 2017 janë marrë me koncenus.
Nga anëtarët e Komisionit krahas përpjekjes unanime për anëtarësim në NATO dhe indikacione se maksimalisht do të përkushtohen në ligjet e ardhshme reformuese në sektorin e sigurisë, shfaqën pritje se NATO-ja do ta respektojë çmimin i cili vendit i ka kushtuar që të bëhet anëtare e Aleancës me ndryshimet kushtetuese.