Erion Veliaj, mysafir special i rinisë së BDI-së

I pari i kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, Erion Veliaj, si një nga politikanët më popullor dhe më me perspektiv shqiptar është mysafiri special si folës motivues në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që do të mbahet nesër, e diel, 28 prill 2019, me fillim në ora 14:00, në Tetovë (Salla sportive e shkollës së mesme të mjekësisë).

Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryesia e re e Forumit Rinor, zëdhënësi, sekretariat, nënkryetarët dhe kryetari i ri rinisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Përveç Veliajt, këtij Kuvendi siç thonë nga kjo parti, “do t’i drejtohet edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti”.(koha.mk)