Erion Veliaj bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë djali

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka sjellë sot në jetë djalin e tyre i cili peshonte 3 kg e 400 gram.

“BalkanWeb” mëson se lindja është kryer në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet dhe si nëna dhe fëmija janë mirë.

Pak muaj më parë kryebashkiaku kur fliste për pritjen e fëmijës do të shprehej me emocione për titullin e ri që ka marrë sot.
“Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë. Sot, kur po vija në punë, tek Sheshi Wilson ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com