Gjatë vizitës së tij të shkurtër në Itali, kryeministri shqiptar Edi Rama, pati mundësinë të takojë dhe blerjen më të fundit të Juves, yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.
Madje ai ndau fotografi nga takimi si dhe një tjetër ku mbante bluzën e CR7 me firmën e tij. Por një bluzë të ngjashme e ka marrë edhe deputeti socialist Erion Braçe.
Ai e ka publikuar dhuratën në rrjetet sociale, duke bërë me dije se i ka ardhur në shtëpi. “Kur të vjen vëllai nga jashtë shteti dhe të sjell dhuratë bardhë e zi”, shkruan Braçe, duke publikuar fotografinë me bluzën e Ronaldos, të firmosur enkas për të