Christian Eriksen dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA. Mirëpo, mesfushori danez nuk ka marrë ende ofertë serioze nga ndonjë klub evropian. Atë e donte Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, por Eriksen dëshiron të luajë në një ligë tjetër.
Sipas ESPN, mesfushori kreativ mund të largohet nga Tottenhami vetëm me kusht që të transferohet në njërin nga tri klubet që i pëlqen ai, Real Madrid, Barcelona apo Juventus. Futbollisti danez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Spurs dhe duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë atë apo të largohet.
Gjithçka do të vendoset në dy javët në vazhdim.