Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen është i vendosur të bashkohet me Realin pas përfundimit të Ligës së Kampionëve, sipas raporteve në Spanjë. 27-vjeçari u bashkua me ‘Spurs’ nga Ajaxi në vitin 2013 dhe e ka fituar epitetin si një nga mesfushorët më të mirë të botës gjatë qëndrimit të tij në veri të Londrës, informon GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Danezi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me ‘Spurs’ dhe deri më tani nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje të re.
Muaj më parë – AS raportoi se mesfushori se danezi kishte arritur tashmë një marrëveshje verbale për t’u bashkuar me Madrid këtë verë.
Dhe tani – Jaime Astrain i El Chiringuito pohon se si një tarifë transferimi dhe kushtet personale janë dakorduar – por pritet që shumë shpjet me përfundimin e Ligës së Kampionëve gjithçka të bëhet zyrtare.