Eriksen në janar pritet të largohet nga Interi

2

Christian Eriksen duket se nuk do të mbetet më gjatë se deri në janar te Interi. Mesfushori danez nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij aktuale, ku nuk shihet si titullar fiks. Eriksen iu bashkua Interit në janar nga Tottenham Hotspur, por duket se do të largohet nga ky klub sapo t’i mbush një vit. Lojtari ka paralajmëruar largimin pasi nuk është i kënaqur me statutin e tij si futbollist alternativ.

Mediat italiane kanë raportuar tanimë edhe dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij. Dy skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë favoritët për të nënshkruar me danezin. Lojtari kishte oferta në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nga Dortmund dhe Hertha Berlin, por i refuzoi ato. Gjithsesi ai nuk pritet të luaj gjatë nën urdhrat e Contes dhe largimi i tij në janar nga Interi duket i pashmangshëm.

 

Comments are closed.