Christian Eriksen është i vendosur të largohet nga Tottenhami, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Mesfushori danez konsideron se ka ardhur momenti për një sfidë të re, duke i dhënë fund kështu eksperiencës së suksesshme tek ekipi londinez.
“Ndiej se ka ardhur momenti i karrierës sime për të provuar diçka të re. E kam respektin maksimal për Tottenhamin, por do më pëlqente të provoj diçka tjetër”, kishte thënë përfaqësuesi danez.
Për shkak të vendimit të tij për t’u larguar, Eriksen nuk e ka vazhduar kontratën me Spurs, e cila skadon në vitin 2020. Interesim për të së fundmi ka shfaqur Milani, por Eriksenin e do edhe Real Madridi. Tottenhami e vlerëson mesfushorin ofanziv 70 milionë euro.