Kristian Eriksen pak nga pak ka nisur të marrë përgjegjësitë madhore në mesfushën e Interit. Fundja, për këtë e kërkonte me ngulm edhe trajneri Antonio Konte, e tashmë që danezi ka nisur të kuptojë stilin e tij të futbollit, ka vendosur ta aktivizojë me vazhdimësi.
Ndërkohë, vetë Eriksen së fundmi shprehet se klubin e lidhte gjithnjë me momentin e tripletës në vitin 2010, mirëpo sipas tij tani është koha për të shkruar një histori tjetër.
“Para se të transferohesha në Serinë A, e kam lidhur gjithnjë Interin me tripletën e vitit 2010. I kam admiruar ndeshjet e tyre në atë kohë. Pak nga pak jam duke u integruar në traditat e këtij klubi. Por, them se tashmë është momenti për të shkruar një histori të re”, u shpreh Eriksen.