Erevan, 29 shtator – Një aeroplan luftarak turk F-16 e ka rrëzuar një aeroplan Su-25 të Forcave ajrore armene në hapësirën ajrore të Armenisë, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Armenisë.
Sipas Ministrisë armene të Mbrojtjes, F-16 turk depërtoi 60 kilometra në hapësirën ajrore të Armenisë dhe në të njëjtën kohë aviacioni armen ka qenë duke vepruar në qiell, por aeroplani turk ka arritur të rrëzojë fluturaken armene.
Por, lajmi për rrëzimin e një aeroplani ushtarak armen nga një aeroplan luftarak turk F-16 u mohua nga zëdhënësi i presidentit turk, si dhe nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.