Mbrëmë ka kënduar në Lucern të Zvicrës.Por, shqiptarët e këtij vendi siç duket nuk ishin shumë të interesuar që të shkonin e ta dëgjonin Era Istrefin, ani pse ishte ditë fundjave, shkruan lajmi.net.
Të paktën kështu është kuptuar nga disa video të hedhura në një llogari në Instagram të quajtur “eraistrefitour”
Në video shihej një numër simbolik e shumë i vogël i atyre që kanë ardhur, duke nënkuptuar se me kaq pak njerëz një mbrëmje muzikore e tillë llogaritet e dështuar.
Janë pamjet ato që flasin shumë!