Lubjanë, 26 shkurt – Sllovenia dhe Kroacia sot pasdite janë kapluar nga mot i lig i shoqëruar me erë të fuqishme, vetëtima, shi ndërsa në disa vende është vërejtur edhe breshër.
Në Slloveni vetëm për disa orë temperaturat ranë për rreth 10 gradë, ndërsa në pjesën më të madhe të shtetit reshjet e shiut kaluan në borë.
Për shkak të breshrit ka probleme në zhvillimin normal të komunikacionit midis Mariborit dhe Celes.
Shërbimet meteorologjike në Kroaci nga ana tjetër raportuan për reshje të rrëmbyeshme dhe vetëtima në më shumë vende në shtet, veçanërisht në pjesën qendrore. Paralajmërimet janë se gjatë natës, për shkak depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë.(koha.mk)