Në rajonin e Shkupit sot në mëngjes fryn erë me shpejtësi deri në 70 km/h, ndërsa në rajonin e Shtipit deri në 50 km/h. Borë e dobët bie në male. Më ftohtë në mëngjes është në Lazaropole, Krushevë dhe Mavrovë ku janë matur -6 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli me 5 gradë dhe Dojran me 4 gradë Celsius. Borë ka në Mavrovë, Pretor dhe Topolçan nga pesë centimetra, në Krushevë dhe Ohër katër centimetra, ndërsa në Kriva Pallankë, Gjurishte dhe Manastir shtresa e borës është dy centimetra. Shtresa e borës në Lazaropole është vetëm një centimetër.
Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Anet e Mavrovës – 33 litra në një metër katrorë, ndërsa më pak në Gjevgjeli dhe Dojran vetëm një litër në metër katrorë. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore deri në të përforcuar, posaçërisht në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të arrijë prej 1 deri në 8 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri në gjashtë gradë. Nesër moti do të jetë i thatë dhe mot i ngrohtë me erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira mesatare me reshje të kohëpaskohshme të shiut.