Erdogani thotë se nuk do t’i dorëzohen “terrorit ekonomik”

2

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se vendi i tij nuk do t’i dorëzohet, siç e ka quajtur, terrorit ekonomik.

Erdogani mbajti një fjalim në programin e mbylljes së takimit të vlerësimit dhe konsultimit të zhvilluar në Ankara nga partia që ai drejton, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, transmeton KTV.

“Ashtu siç nuk iu dorëzuam terrorit të armatosur dhe diplomatik, nuk iu dorëzuam dhe nuk do t’i dorëzohemi edhe terrorit ekonomik”, tha ai.

Sipas presidentit turk, ekonomia e Turqisë ka vazhduar të stabilizohet në tremujorin e parë të këtij viti.

Comments are closed.