Ankara, 30 gusht – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se situata në Idlib është e papranueshme për vendin e tij dhe se Ankaraja do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që t’i mbroj interesat e saj, njoftuan mediat turke.
Paraprakisht, gjatë ditës së sotme shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushogllu deklaroi se Rusia ka dhënë garanci për siguri në pikat mbikëqyrëse turke në Idlib.
Erdogani para mediave turke kumtoi se janë sulmuar pika mbikëqyrëse nëntë dhe 10 në Idlib. Pas bisedës së tij me homologun rus, janë dërguar paralajmërimet e nevojshme.
“Situata në Idlib në tërësi është e papranueshme për Turqinë”, nënvizoi presidenti turk.
Si pasojë e veprimeve të vazhdueshme ushtarake në Idlib, në drejtim të Turqisë është nisur një valë e re refugjatësh.
Pas negociatave të mbajtura siriane në Nursultan, më 2 gusht, në Idlib hyri në fuqi vendimi për ndërprerjen e zjarrit. Komanda e forcave të armatosura e armatës siriane kumtoi se ndërprerja e aktiviteteve luftarake është nën kusht që Turqia t’i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja ruso-turke nga vitit 2018. Pikë kryesore në këtë marrëveshje është tërheqja e luftëtarëve me aratim të rëndë dhe të mesëm 20 kilometra nga zona e çmilitarizuar në idlib.
Armata siriane më 5 gush i ripërtëriu operacionet e saj kundër kryengritësve për shkak shkeljes së kushteve të marrëveshjes pikërisht nga ana e tyre. Kryengritësit, armëpushimin e kanë shfrytëzuar që t’i sulmojnë pozicionet e armatës siriane në veri të provincës Hama , me ç’rast disa herë kanë granatuar madje edhe rajone banimi.