Erdogani pret Thaçin në Stamboll

45

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan e ka pritur në Stamboll presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pamje të këtij takimi janë publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të presidencës turke.

Presidenti Recep Tayip Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në pallatin Vahddetin në Stamboll, shkruan shkurt në përshkrimin rreth këtyre fotografive.

Dy javë më parë, autoritetet turke kishin reaguar rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, në kuadër të Marrëveshjes së Ëashingtonit. Ministria e Jashtme turke ishte shprehur “tejet e zhgënjyer”.

Turqia, përkrahëse e zëshme e kauzës palestineze, kishte qenë një prej shteteve të para që e njohu Kosovën më 2008, gjë të cilën edhe e kishte përmendur në njoftim ministria e Jashtme e këtij shteti.

“Madje edhe mendimi që zyrtarët ne Kosovë e hedhin një hap të tillë… që paraqet shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare… është zhgënjyes”, shkruante në këtë reagim, dy javë më parë.

Comments are closed.