Stamboll, 8 janar – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi në eskalim të tensioneve mes fqinjit të tyre Iran dhe aleati i NATO-s SHBA-ja, duke shtuar se Ankaraja “i shfrytëzon të gjitha mjetet e disponueshme” që të shmanget konflikti i ri.
“Në këtë periudhë kritike kur fillojnë të bien daullet ushtarake, ne mundohemi t’i lehtësojmë tensionet, duke i shfrytëzuar të gjitha kanalet e diplomacisë”, deklaroi Erdogan nga Stambolli, transmeton agjencia gjermane.
“Akush nuk ka të drejtë ta hedhë tërë rajonin, veçanërisht Irakun, në rreth të ri të zjarrit”, shtoi Erdogan.
Turqia nuk dëshiron rajoni të jetë “skenë për luftë me prokurë”, shtoi ai,
Shefi i diplomacisë turke, Mevlud Çaushoglu përkujton DPA, të enjten do të udhëtojë për në Irak.(koha.mk)