Erdogani në Ohër për inaugurimin e xhamisë “Ali Pasha”

6

Shkup, 16 qershor – Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkal Kara, ka vizituar Xhaminë “Ali Pasha” në Ohër dhe njoftoi se presidenti turk RexhepTaip Erdogan do të mbërrijë në ceremoninë që shënon promovimin e ndërtesës fetare të rindërtuar. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se puna me autoritetet maqedonase po harmonizohet për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së rinovuar.

Xhamia “Ali Pasha” është rindërtuar dhe rinovuar në përputhje me vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë.

“Restaurimi i kësaj ndërtese ishte ëndrra e Presidentit Erdogan. Republika e Turqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë shtete vëllazërore. Turqia nëpërmjet agjencisë “Tika” dhe shoqata “Vaclav” ka rinovuar disa objekte në Maqedoninë e Veriut. Miqësia jonë është afatgjatë dhe e përjetshme”, tha ambasadorja Kara ndër të tjera. Ajo gjithashtu theksoi se ajo nuk ka parë ndonjë gjë të diskutueshme në rindërtim, pra gjithçka u ra dakord midis dy vendeve lidhur me projektin.

Comments are closed.