Stamboll, 16 dhjetor – Turqia do të mund ta mbyllë bazën ushtarake Inxhirlik, në të cilën ka municione bërthamore, si përgjigje e kërcënimeve të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve për Ankaranë dhe rezolutën e sjellë kohë më parë në Senatin amerikan, me të cilin masakra armene para një shekulli është shpallur për gjenocid. Këtë e paralajmëroi presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
“Duhet të ndërmarrim një hap të tillë… Nëse është e nevosjhme, së bashku me delegacionet tona, do ta mbyllim bazën Inxhirlik”, ka thënë Erdogan për televizionin Haber.
Ai shtoi se Turqia, gjithashtu, mund ta mbyllë bazën e radarit Kurexhik nëse është e nevojshme.
“Nëse na kërcënohen me zbatimin e atyre sanksioneve, natyrisht se do të përgjigjemi”, theksoi presidenti turk.
Më 12 dhjetor, Senati amerikan miratoi rezolutë me të cilën njihet masakra ndaj armenëve e kryer nga turqit osmanlinjë para një shekulli si gjenocid.