Ankara, 18 shkurt – Uashingtoni refuzon t’i shesë armë Ankarasë, e në të njëjtën kohë falas i armatos terroristët. Çfarë është kjo aleancë dhe partneritet në kuadër të NATO-s, deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në tubimin e sotëm në provincën Burdur.
Siç njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolia, Erdogani tha se zgjidhja e konfliktit sirian është çështje të cilën nuk e prek vetëm Sirinë, por edhe Turqinë, përcjellë gazeta KOHA.
“Për çështjet që i prekin interesat e vendit tonë ne jemi të gatshëm në gjithçka”, tha Erdogani.
Ai shtoi se shtetet që do të bashkëpunojnë me Turqinë, do të arrijnë sukses, ndërsa kundërshtarët e Ankarasë janë të dënuara në mossukses.
“Vendet, të cilat i përkrahin terroristët janë kërcënim për sigurinë e tyre”, tha Erdogani, duke shtuar se SHBA-ja pëmes Irakut dhe Sirisë kanë dërguar 22.000 deri 23.000 kamionë me armë dhe pajisje ushtarake për terroristët.
Presidenti i Turqisë potencoi edhe se Ankara pret që të plotësohet marrëveshja për rajoni sirian Manxhib, respektivisht rajoni të pastrohet nga terroristët, ndërsa pushteti t’u dorëzohet banorëve lokalë.(koha.mk)