Ankara, 21 shkurt – Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan theksoi se interesat e përbashkëta të Turqisë dhe SHBA-së i tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh me administratën e re amerikane të presidentit, Xhozef Bajden.
Në një video mesazh të publikuar mbrëmë vonë, Erdogan pranoi se marrëdhëniet turko-amerikan janë një “tundim serioz”, por theksoi se partneriteti i tyre strategjik “tejkaloi lloje të ndryshme të vështirësive”.
Toni i tij pajtues pasoi pas akuzave të mprehta se SHBA-ja i mbështet militantët jurd. Akuzat erdhën disa ditë pasi ushtria turke gjeti trupa të 13 pengjeve turq të mbajtur nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut.
Ankaraja është revoltuar nga mbështetja e SHBA-së për luftëtarët kurdë sirianë në luftën kundër SHI-së, duke besuar se ata janë të lidhur me kryengritjen kurde një dekadëshe në Turqinë juglindore.
Erdogan deklaroi mbrëmë se SHBA-ja nuk po ia jep Turqisë mbështetjen dhe solidaritetin e dëshiruar në luftën kundër PKK-së dhe grupeve të saj të lidhura dhe bëri thirrje për një qëndrim të qartë nga aleatët e Turqisë.