Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, këto ditë ndodhet në vendlindjen e tij në qytetin Rize të Turqisë, ndërsa mori pjesë ne disa inaugurime infrastrukturale dhe konferenca te ndryshme me tema ekonomike. Ai, pas programit të tij, bëri disa vizita nëpër lokalet e qytetit ku dhe kritikoi ashpër pronaret e ndërmarrjeve private, të cilat në disa produkte kishin vendosur çmime sipas dëshirës, madje më të shtrenjta se edhe në vendet turistike. Në fokus kishte kryesisht produktet e çokollatave, të cilat nuk mbanin çmimet standarde të parashikuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Në lidhje me çështjen, ai kritikoi pronarin e një maketi, të cilit i dha edhe një shans të fundit për ri-caktimin e çmimeve.
Erdogani befason maketet me vizitën e tij, kritikon për çmimet jostandarde (FOTO)
Leave a comment