Ankara, 15 tetor – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot i demantoi informatat për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare, duke theksuar se ato do të mbahen siç janë planifikuar në vitin 2023.
Deklarata e tillë vijoi pasi opozita njoftoi se janë të mundura zgjedhje të parakohshme parlamenmtare në vitin 2021.
Lideri i Partisë më të madhe opozitare – Republikane Popullore (CHP), Kemal Kilioçdarogllu javën e kaluar kërkoi zgjedhje të parakohshme. Ai i bëri thirrje liderit të partisë për Lëvizje Popullore (MHP) Devlet Bahçeli që ta përkrah procesin për zgjedhje të parakohshme. Bahçeli atëherë tha se kjo është “marrëzi” dhe se MHP-ja dëshiron që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në kohën e rregullt.