Turqia është duke përgatitur një projekt të ri që do të mundësojë kthimin vullnetar të një milion refugjatëve sirianë në vendin e tyre, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, transmeton agjencia e lajmeve Anadollia.
“Projekti do të zbatohet së shpejti me mbështetjen e organizatave joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare,” tha Erdogan në ceremoninë e inaugurimit të shtëpive të reja të ndërtuara në Idlib në veri të Sirisë.
Erdogan mori pjesë në ceremoni përmes video-lidhjes.
Ai tha se “që kur Turqia nisi operacionet e saj ndërkufitare në vitin 2016, rreth 500,000 sirianë janë kthyer në zonat e sigurta në Sirinë veriore,” transmetoi Anadollia.